Vijojnë sanksionet për pushtuesin e Ukrainës, Holanda ngrin 392 milionë euro në asete ruse

Mos i humb

Holanda ka ngrirë rreth 392 milionë euro në asete ruse. Lajmin ia bëri të ditur parlamentit Ministria holandeze e Financave me anë të një letre të siguruar nga CNN.

Kujtojmë se një sërë shtetesh në mbarë botën kanë vendosur sanksione kundër Rusisë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. Mes tyre SHBA, Gjermania, Britania e Madhe etj.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë hequr disa banka ruse nga sistemi bankar SWIFT, rrjeti i sigurisë së lartë që lehtëson pagesat midis 11,000 institucioneve financiare në 200 vende.

Kurse, Gjermania ndërpreu certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit