Vijon trajnimi i kursantëve të rinjë të Akademisë së Sigurisë

Mos i humb

Vazhdon trajnimi në terren i kursantëve të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Akademisë së Sigurisë, bëhet me dije se, kursantët e kryejnë trajnimin në disa drejtori vendore të policisë.

Modulet teorike të përvetësuara në fazën e parë të shkollimit, po aplikohen në praktikë nga kursantët, veprimet e të cilëve monitorohen nga oficerë të trajnimit në terren.

Instruktorët e Kolegjit Profesional në zbatim të grafikut të kontrollit orientojnë kursantët për kryerjen dhe zbatimin e detyrave të Patrullës së Përgjithshme si në kontroll territori, qarkullim rrugor etj”, njofton Akademia e Sigurisë.

“Trajnimi i kursit 18 vazhdon intensivisht dhe në këto ditë të nxehta. Pas përfundimit të programit të trajnimit teorik dhe praktik prej një viti akademik kursantët marrin detyrat e tyre në terren pranë policive vendore”, përfundon njoftimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit