“Vini dorën në zemër!”, inxhinierët kundër projektligjit të propozuar nga deputetja Bozo: Nuk na përfaqëson, MIE sjellje arrogante

Mos i humb

Në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, po zhvillohet sot seanca e dytë dëgjimore me një grup inxhinierësh, të cilët kundërshtojnë projektligjin e propozuar nga deputetja Luljeta Bozo, ku kërkohet ngritja e Urdhrit të Inxhinierit, siç është ai i Farmacistëve, Stomatologëve.

Sipas inxhinierëve, me miratimin e këtij projektligji, një vit më pas ata rrezikojnë të humbasin licencat.

Inxhinierja Dëshira Mena ka sqaruar arsyet se përse nuk janë dakord me miratimin e këtij projektligji, duke thënë se nuk ndihen të përfaqësuar.

“Kemi pasur një sjellje shumë arrogante dhe mospërfillëse nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria nga ana e vet jo vetëm që s’na mori në konsideratë, por vazhdoi me etapat duke i dhënë nismën deputetes që për ne ky projektligj është në rregull për ne.

Duam materialin shoqërues dhe përcjellës që keni marrë nga ministritë.

Vini dorën në zemër, gjykoni me transparencë dhe vendosini si është e vërteta.

Për ne jeni njësoj, jeni ata që keni fatin tonë në dorë, ju lutem thoni jo këtij projektligji dhe inxhinierët do t’u jenë mirënjohës gjithmonë.

Ky projektligj nuk na përfaqëson ky projektligj.

Pse?

Mënyra si është ndërtuar nga grupi nismëtar nga 11 shoqatash, i japin vetes të drejtën të marrim përsipër të gjithë aktivitetin e shkëputjes së ligjit mbi profesionin e inxhinierit nga organet shtetërore në duar te këtij grupi.

Që këtu kuptohet që përfaqësia nuk është e përbërë nga grup inxhinierësh, pra ne nuk jemi aty!”, u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit