Virusi i gripit mbërthen Italinë

Mos i humb

663 mijë persona të prekur në javë dhe rreth 6 milion që nga fillimi i sezonit, janë këto shifrat që tregojnë përhapjen e virusit të gripit në Itali, dhe pse autoritetet shëndetësore konfirmojnë se numri është në rënie

Numri i rasteve të të prekurve nga visuri i gripit në Itali shënon rënie, por personat e prekur që nga fillimi i sezonit janë rreth 6 milion, shumë më shumë në krahasim me të dhënat e para që flisnin për pesë million raste. Qarkullimi i virusit tregon se është ende në intensitet të lartë rreth 11 raste për një mijë persona. Lombardia dhe Abruzo janë rajonet më  të prekura së bashku me provincën autonome të Trentos.

Sipas institutit të lartë të shëndetësisë, rastet e regjistruara në Itali javën e fundit janë rreth 663 mijë, në krahasim me 771 mijë të një jave më parë, ndërsa pacientët janë të moshave të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit