Vitamina C ul nivelin e sheqerit në gjak tek të sëmurët me diabet!

Mos i humb

Vitamina C ndihmon në uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak tek të sëmurët me diabet Tip 2.

Sipas një studimi të bërë nga Glenn Wadley në Universitetin Deakin të Australisë, përforcimi i vitaminës C me rreth 10 herë më shumë se çfarë duhet të merret gjatë ditës, redukton nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut tek të sëmurët me diabet Tip 2.

Wadley tha se vitamina C tek pacientët me diabet tip 2 ul me 36 për qind rritjen e papritur të sheqerit në gjak pas ngrënies dhe se kjo do të thotë rreth 3 orë më pak situatë hiperglicemie (hiperglikemi) në ditë tek të sëmurët.

Pasi ka vënë në dukje se hiperglicemia është një faktor rreziku edhe nga pikëpamja e shqetësimeve kardiovaskulare, Wadley tha se “Ne gjithashtu zbuluam se pas përfocimeve të vitaminës C ka rënë përgjysmë norma e njerëzve me hipertension”.

Detajet e studimit janë publikuar në revistën “Diabetes, Obesity and Metabolism”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit