Viti 2018, Italia merr drejtimin e radhës së OSBE

Mos i humb

Prej 1 janarit Italia ka marrë drejtimin e radhës të një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Ceremonia e inaugurimit të Presidencës italiane u zhvillua në Këshillin e Përhershëm të Vienës nga Ministri i Jashtëm Italian Angelino Alfano i cili përgjatë këtij vitit do të jetë në krye të 57 vendeve anëtare të kësaj Organizate.

“Dialog, seriozitet, përgjegjësi” këto janë linjat drejtuese të Presidencës Italiane, ka deklaruar numri 1 i Diplomacisë Italiane, me prioritet Evropën Lindore, rilancimin e dialogut mes Lindje e në veçanti kontrollin mbi marrëveshjet e Minskit.

“Sfida jonë më e madhe është gjetja e një zgjidhje brenda e jashtë Ukrainës”, është shprehur Alfano. “Misioni Italian i OSBE është delikat pasi nis pas një periudhë shkeljesh të përsëritshme siç është konflikti me armë në Dunbass e vrasja e tre ushtarëve ukrainas nga filoseparatistët rus.”

“Shpresa e Presidencës italiane të OSBE, tha Ministri i Jashtëm Italianë, është invertimi i këtyre tendencave drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes së Minskut.”

Si drejtues i radhës i OSBE, Minsitri i Jashtëm italian Angelino Alfano do të zhvilloj një vizitë pune në Ukrainë e më 1 shkurt në Rusi, shkruan ora news.

OSBE është gjithashtu një organizatë në linjë të parë kundër korrupsionit dhe në mbikëqyrjen e zhvillimit të rregullt të zgjedhjeve në vendet anëtarë. Për të mbuluar këtë detyrë, ministri i Jashtëm italian ka emëruar si Përfaqësues Speciale ish ministren e drejtësisë italiane Paola Severino, e cila është dhe hartuesja e ligjit italian antikorrupzion i 2012.

“Korrupsioni, dëmton shtetin e së drejtës, kërcënon demokracinë e sigurinë si dhe stabilitetin e kompeticionin ekonomik të një vendi”, ka deklaruar Përfaqësuesja speciale e OSBE pas marrjes së kësaj detyre./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit