“Vrau njerëz duke dhënë koncesione”, Vasili akuza të rënda Edi Ramës

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e djeshme e bërë nga një mësuese nga Rrësheni, për mungesë të ilaçeve për kancerin dhe përgjigja e vakët e kryeministrit, ka sjellë akuza të shumta.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Kryeministri qe vret pacientet dhe shurraqet shushka te tij.

Asnjë Shqiptar s’ka kohë për të humbur me truhumburin, që drejton qeverinë dhe me shurraqët që cicërojnë nga pas… tij.

Truhumburi i la njerëzit me muaj të tërë pa ilaçe kur mjaft prej tyre e kanë humbur tashmë jetën dhe ky i pashpirt mban fjalime si gjeli në pleh pasi i vrau kaq njerëz me mungesën e ilaçeve dhe tani do edhe ti gënjejë e tu mbyllë gojën.

Po, po ai i griu paratë me koncesione dhe la mijëra të sëmurë pa barna shëndeti dhe vdekja e qytetareve bie vetëm mbi të./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit