Vizita e Palmer në Kosovë/ Mediat serbe zbusin tonet: Nuk anëtarësohemi në BE pa njohur Kosovën!

Mos i humb

Vizitës së zyrtarit amerikan, Matthew Palmer, në Kosovë, i ka kushtuar një artikull media serbe Blic.rs. Ata shkruajnë se Palmer u treguar mjaft i qartë me qëndrimin e tij në Kosovë, ku tha se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Europian pa njohur më parë Kosovën si shtet i pavarur.

Shkrimi në mediat serbe:

“Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovësn”, tha në Prishtinë i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit. Palmer u tha studentëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e dinte që Serbia kurrë nuk do të hynte në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën. Ai gjithashtu tha se Kosova nuk mund të lihet jashtë një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan dhe theksoi se zgjidhja e “marrëdhenieve kosovë-serbi” mbetet një përparësi strategjike për SHBA-në.

Përfaqësuesi special gjithashtu tha se vendi i tij po inkurajon qeverinë e re të Kosovës për të forcuar planin e saj të dialogut me Serbinë. “Sapo të formohet një qeveri e re, hapi i parë që duhet hidhet është të hapen negociatat. Ne nuk e shohim integrimin e vendit tuaj, pa pajtimin me Serbinë. Ju meritoni NATO-n, BE-në, OKB-në. Ju meritoni të mos jeni pas SHBA-së, por krah për krah me ne. E tillë është e ardhmja përmes dialogut”, tha Palmer.

Gjithashtu Palmer tha se Serbia duhet të ndalojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës. “Bisedimet me Serbinë ishin të ndërlikuara. Por historia e Kosovës ka qenë gjithmonë për tejkalimin e sfidave dhe kompromiseve. Ndërtimi i shtetit tuaj është i pakthyeshëm dhe tani keni nevojë për normalizim, në mënyrë që të shfrytëzoni potencialin e madh që posedoni. SHBA-të nuk imponojnë një marrëveshje, Kosovë dhe Serbia duhet të arrijnë ta aprovojnë atë”, shtoi Palmer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit