Vjen projekti i rrallë në Kosovë për ujërat e zeza

Mos i humb

Jurgen Stilgenbauer dhe Gourab Halder kanë sjellur në Kosovë një projekt të rrallë në botë për trajtimin e ujërave të zeza. Dy inxhinerët e huaj e kanë prezantuar këtë projekt në fshatin Vrellë të Istogut.

Indeksonline ka kontaktuar me dy inxhinerët të cilët kanë treguar veçoritë e këtij projekti që dalngadalë në botë po shëndrrohet në projektin numër një për trajtimin e ujërave të zeza.

Projekti shpalos teknologjinë më të re se si duhet të trajtohen ujërat e zea duke llogaritur punën efikase dhe koston më të ulët të shpenzimeve.

“Kjo është fjala e fundit e teknologjisë në botë për trajtimin e ujërave të zeza. Është teknologji që zë pak vend, por kryen shumë punë për pastrimin e ujërave të zeza. Momentalisht ky projekt është instaluar me sukses në Irak, Indi dhe Sudan, ndërsa në të ardhmen me siguri se do të jetë edhe në Gjermani.

Uji është së paku 8 herë më i pastër se sa me impantet e tjera të pastrimit. Kjo nonëkupton që ujërat e zeza me këtë teknologji do të jenë në masën më të madhe të mundshme të pastërta dhe të përdorshme

Poashtu, llogaritur me të gjitha shpenzimet, projekti jonë është 20% më i lirë. Nëse do të kontraktohemi për Kosovë, ne garantojmë që projekti do të ketë sukses të madh në të gjitha aspektet. Poashtu, fuqia punëtorë do të jetë e Kosovës. Në planet tona është që këtu të sjellim një ekip me trajnues që do të sjellin këtë përvojë edhe për të tjerët” ka thënë njëri nga inxhinierët.

Pas qëndrimit disa ditorë në Kosovë, dy inxhinerët kanë bërë provën e parë të trajtimit të ujërave të zeza në Vrellë të Istogut. Uji i kanalizimeve është marrë në provë dhe pas testit, ai është filtruar duke qenë tejet i pastërt në prova.

Deputeti i AAKsë, Gani Dreshaj ka premtuar se në fshatin e tij, Vrellë të Istogut shumë shpejt do ta realizoi këtë projekt.

“Unë do të ia sjellë Vrellës këtë projekt. Është fjala e fundit e teknologjisë dhe Kosovës i duhet një gjë e tillë. Shpresoj se në të ardhmen projekti do të shtrihet në tërë vendin” ka thënë Dreshaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit