Vjen reagimi nga KPK për dorëheqjen e prokurorit Blakaj

Mos i humb

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj dhe diskutimeve publike për punën e sistemit prokurorial dhe organeve të tij.

Ky këshill thekson në një kumtese se ka obligim kushtetues e ligjor për të siguruar që Prokurori i Shtetit të veprojë si i pavarur dhe i paanshëm, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe duke garantuar barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe të dyshuarit për vepra penale.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke e zbatuar këtë garanci kushtetuese në përputhje me misionin dhe objektivat e tij. Tendenca për të njollosur punën e Këshillit Prokurorial dhe organeve të tij, si dhe përpjekjet për ta devalvuar punën e Prokurorit të Shtetit nga kushdo qoftë, përfshirë edhe grupe politike janë të papranueshme dhe i cilësojmë si ndërhyrje në punën tonë dhe cenim të pavarësisë së garantuar me Kushtetutë dhe ligj”.

“Sigurojmë opinion publik se Këshilli ka krijuar infrastrukturë dhe resurse të nevojshme për punë të mirëfilltë të prokurorëve në zbatim të mandatit të tyre në luftën e pakompromis kundër krimit të gjitha formave”.

“Gjithashtu, Këshilli nuk do të lejojë asnjëlloj kompromisi, nga askush dhe për asnjë rast, për asnjë prokuror, pavarësisht pozitës së tij në sistemin prokurorial, në rast të shkeljeve dhe dështimit për ta kryer punën siç kërkohet me ligj”.

“Tendenca që takimet e organeve menaxhuese të sistemit prokurorial me prokurorë të paraqiten para opinionit si ndikime në raste të caktuara, janë plotësisht të pabaza, qëllimkëqija dhe me tendencë të uljes së imazhit dhe punës pozitive të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagimin e KPK-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit