Vjosa Osmani reagon pas vendimit të Kuvendit të Serbisë për anulimin e ftesës

Mos i humb

Pas vendimit të Kuvendit të Serbisë për anulimin e ftesave që Kryetari i Komisionit për Integrime Europiane në Kuvendin e Serbisë, Nenad Çanak, u kishte dërguara dy deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ishte njëra nga të ftuarat.

Osmani njoftimin e Kuvendit të Serbisë për anulimin e ftesës për të, e ka quajtur një vedim aspak diplomatik.

Ajo ka thënë se Serbia vazhdon të ndikohet nga politikanët shovinist e kriminel siç është Voisllav Shesel.

Në reagimin e saj, Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të jetë një shtet anti-evropian.

Në një prononcim për Periskopin, Osmani ka treguar se e kishte pranuar ftesën, dhe se ishte duke pritur leje nga shteti i Serbisë për të udhëtuar drejt Beogradit për të marrë pjesë në organizimin e Nenad Çanak.

Reagimi i plotë:

Në ditën e Europës, Serbia tregon fytyrën e vërtetë anti-evropiane

Sot, edhe zyrtarisht jam njoftuar përmes një shkrese me gjuhë aspak diplomatike dhe zyrtare, për vendimin e Kuvendit të Serbisë, për të tërhequr ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Intergrime Europiane të Kuvendit të Serbisë, z. Nenad Canak.

Shteti i Serbisë, përmes këtij vendimi, tregoi se sa shumë ndikohet nga shovinistët dhe kriminelët e luftës si Vojislav Sheshelj. Ishin pikërisht provokimet e këtij të fundit, të cilat sollën destabilizim të raporteve edhe me shtetin e Kroacisë javët e fundit.

Edhe pse ka hapur shumicën e kapitujve për anëtarësim në BE, Serbia tregon se mbetet një shtet me vlera antievropiane dhe se gjithë të arriturat e saj drejt rrugës integruese i ka fituar përmes temave të Kosovës, dhe jo për shkak të meritave dhe përmbushjes së standardeve. Veprime të tilla të Serbisë nuk i kontribuojnë paqes e as normalizimit të raporteve, e aq më pak rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, në krejt këtë situatë, është për t’u përshendetur vullneti i mirë i Kryetarit të Komisionit z.Canak. Për të qenë të denjë për ta kremtuar 9 majin, Ditën e Europës, politikanët në Serbi duhet ta ndjekin shembullin e tij./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit