Vjosa Osmani takon senatorin italian Sonego

Mos i humb

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, është takuar sot me senatorin italian, Ludovico Sonego.

Gjatë takimit, u vlerësua e dëmshme iniciativa parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

Osmani, pasi e falënderoi Senatorin për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq, rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se, kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj europiane.

Në fund të takimit, Senatori Sonego, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit italian për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj europiane./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit