Vlera e leximit te Kuranit

Mos i humb

Në “Sahihun” e Muslimit transmetohet se Ukbeh bin Amiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi tek ne në Suffe (vendi ku ishin strehuar emigruesit e varfër), dhe tha:

“Cili nga ju do të donte që të shkonte çdo ditë në Bat’han apo në Akik (në këto dy vende ishte tregu i deveve), e të kthehej që andej me dy deve të ngarkuara plot me mallra, pa bërë asnjë gjynah e pa shkaktuar ndonjë hatërmbetje tek farefisi?”

– Thamë: “Të gjithë e duam këtë, o i Dërguari i Allahut.”

– Tha: “A nuk po shkon dikush nga ju në xhami e të mësojë apo të lexojë dy ajete nga libri i Allahut, të cilat do t’i vlejnë më shumë sesa dy deve, apo të lexojë tre ajete të cilat do t’i vlejnë më shumë sesa tre deve, apo të lexojë katër ajete të cilat do t’i vlejnë më shumë sesa katër deve të ngarkuara plot me mallra e pasuri.”

E transmeton Muslimi nën temën: “Vlera e leximit të Kuranit…” me nr 803.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit