Vlera e madhe e lemoshes kur jep njeriu i varfer

Mos i humb

Janë dy çështje shumë të mrekullueshme në lidhje me rëndësinë e lëmoshës, dhe ato kanë të bëjnë me njeriun e varfër që nuk ka para:

E para prej tyre:Sadopak që i varfëri të japë lëmoshë, qoftë edhe një qindarkë nga pasuria e tij e pakët, mund t’ia tejkalojë në shpërblim si dhe të shpërblehet më shumë se një i pasur që ka pasuri të madhe, dhe që mund të japë mijëra apo miljona.

Tek Nesaiu dhe të tjerë përveç tij, transmetohet nga hadithi i Ebu Hurejres, radija’Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal’Allahu alejhi ue selem, ka thënë: Ia kaloi në shpërblim një dirhem njëqind mijë dirhemëve. Ata që ishin të pranishëm thanë: “E si është e mundur kjo?”, tha: ((Një burrë kishte vetëm dy dirhem. Njërin prej tyre e dhuroi sadaka. Ndërkaq një burrë tjetër nga e tërë pasuria e tij (e madhe) nxori prej saj njëqind mijë dhe i dha ato lëmoshë. Pra, i pari dha gjysmën e të hollave të tij plotësisht, kurse i dyti dha një shumë të vogël të parave të tij si sadaka në krahasim me atë që ai kishte, pra ka dallim mes atij që jep sadaka gjysmën e parave të tij dhe atij që jep sadaka me një shumë të vogël prej tyre. Dhe kështu një dirhem i kaloi në shpërblim njëqind mijë dirhemët.

Çështja e dytë,dhe që është shumë më e mrekullueshme, është fakti se nëse i varfëri ka në zemrën e tijqëllim të sinqertë,të cilin ai e vendos mes tij dhe Zotit të tij, se po të kishte edhe ai pasuri ashtu siç ka i pasuri edhe ai do të kishte dhuruar ashtu siç bën i pasuri.

Në këtë rast ai shpërblehet ashtu siç shpërblehet edhe një i pasur që jep sadaka dhe të dy janë të barabartë në shpërblim, ku njëri e arriti atë shpërblim me pasurinë e tij dhe tjetri vetëm me nijetin (qëllimin) e tij të mirë. Tirmidhiu shënon se nga Ebu Kabshah el-Emarij, radija’Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal’Allahu alejhi ue selem, ka thënë: Në këtë botë ekzistojnë katër kategori njerëzish:

-Një njeri që Allahu e ka furnizuar dhe i ka dhuruar pasuri dhe i ka dhuruar dituri, dhe ai ia ka frikën Zotit të tij në lidhje me mënyrën se si e shpenzon pasurinë e vet, i mbanë lidhjet familjare nëpërmjet saj, si dhe di se si t’ia japë hakun asaj siç ka kërkuar Allahu. Ky është në pozitën më të mirë tek Allahu.

-Një njeri të cilit Allahu i ka dhuruar dije, mirëpo nuk i ka dhënë pasuri, dhe ai duke qenë i sinqertë në nijetin e tij thotë: Nëse unë do të kisha pasuri, do të kisha punuar ashtu siç ka punuar edhe filani.” Edhe pse këtë ai e bën vetëm me nijetin e tij, të dy tek Allahu shpërblimin e kanë të barabartë.

-Një njeri të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri mirëpo nuk i ka dhuruar dije, dhe ai e shpërdoron pasurinë e tij pa ditur se ku, duke mos ia patur frikën Zotit të tij, dhe duke mos i mbajtur lidhjet familjare, si dhe as duke mos ditur t’ia japë hakun asaj siç e ka kërkuar Allahu. I tilli është në pozitën më të keqe tek Allahu.

-Si dhe një njeri të cilit Allahu nuk i ka dhuruar as pasuri dhe as dije dhe ai thotë: “Nëse do të kisha patur pasuri do të kisha vepruar edhe unë siç ka bërë filani (ai që ishte në pozitën më të keqe).” Edhe pse ai e bëri këtë vetëm me nijetin e tij, barra e gjynahut e të dyve është i njëjtë.

Bashkim Selmani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit