VMRO-DPMNE kundërshton arrestimet, thirrje për protesta

Mos i humb

Pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm dhe kreut të Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, si dhe deputetëve aktual të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar kjo e fundit duke e cilësuar aksionin si një përpjekje për heshtjen e opozitës.

“Policia hyri në shtëpitë e deputetëve të VMRO-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish zyrtarëve të partisë dhe të personave të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk ka respektuar imunitetin e deputetëve, por thjeshtë urdhrat politik për përballje me ata të cilët mendojnë ndryshe”, thuhet në reagimin e parë të VMRO-së pas arrestimeve masive.

Partia e Nikolla Gruevskit i ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e kësaj partie që të dalin në protestë në orën 13:30 përpara Gjykatës Themelore në Shkup./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit