VMRO-ja në Maqedoni: me ne në pushtet, tjetër marrëveshje për emrin

Mos i humb

VMRO-ja në Maqedoni e vijon luftën e saj kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri. Tashmë ajo kërkon të bindë qytetarët që t’i thonë “Jo” në referendumin e pritshëm. Si tezë bazë e tyre është tashmë dhe ajo se ata, nëse vijnë në pushtet, do bënin një marrëveshje më të mirë dhe më në interest ë vendit, kjo për ta mbajtur të ndezur elektoratin nacionalist.

Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-së, gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, tha se “qeveria e ardhshme e VMRO-së do të përgatitej shumë më mirë, do të angazhonte më shumë ekspertë dhe nëse tash nuk kalon ky ndryshim i Kushtetutës. Qytetarët duhet ta dinë se e gjithë punë është kryer, por nëse kjo marrëveshja nuk pranohet nga qytetarët dhe nga Kuvendi, ne jemi të gatshëm me këtë apo me ndonjë qeveri tjetër greke të bisedojmë dhe jam i bindur se do të arrijmë marrëveshje më të mirë”.

Pos marrëveshjes për emrin, VMRO vazhdon të jetë e ashpër dhe ndaj ligjit të gjuhëve, thënë ndryshe ndaj shqipes. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit