​Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë, dialogu i brendshëm është zgjidhja

Mos i humb

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të tërheqin forcat speciale të Policisë dhe të ulën në tavolinë për të negociuar. Sipas saj, dialogu është e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja e krijuar në veri të Kosovës.

Eurodeputetja po mban një konferencë për media në Prishtinë, në të cilën ka ritheksuar mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës, si dhe integritetin dhe sovranitetin në tërë territorin e saj.

“Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje dhe kjo është arsyeja pse unë të paktën u bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mendojnë për të marrë masa për ndërtimin e besimit, për shembull siç është tërheqja e forcave speciale të Policisë dhe të ulen në tavolinën e negocimit. Të gjitha palët e përfshirja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur këto çështje të pazgjidhura dhe për të promovuar një rajon paqësor dhe me prosperitet”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se partnerët e Kosovës janë të brengosur, dhe sipas saj, Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me veprimet e saj në veri.

“Deklaratat e QUINT-it dhe BE-së dhe miqve të tjerë të Kosovës, ne të gjithë jemi të brengosur, Qeveria e Kosovës duket se po rrezikon shumë me këto manovra në veri, dhe ne mendojmë se ata duhet t’i bëjnë pyetje vetës nëse kjo është qeverisje e mirë, po flasim për sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij, dhe pyetja tjetër që duhet shtruar është a është kjo formë e qeverisjes së mirë që ne e dëshirojmë. Në vend të kësaj mendoj që duhet të kemi më shumë masa për ndërtimin e besimit, të ulesh t’i kuptosh ata njerëz, sepse jo të gjithë ata janë kriminelë, por ata ndjehen se etiketohen si kriminelë, dhe jo të gjithë ata janë kukulla e Beogradit, pro ashtu perceptohen, pra si kukulla të Beogradit”, ka theksuar ajo.

Raportuesja për Kosovën ka përsëritur mbështetjen e fuqishëm për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e vendit.

“Ju të gjithë e dini se unë jam mbështetëse e fuqishëm e Pavarësisë së Kosovës dhe unë mbështes integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj, megjithatë unë vizitova dje veriun dhe sinqerisht jam shumë e brengosur, dhe jo vetëm unë. Është situatë shumë e vështirë dhe vërtetë e tensionuar, shumë njësi të njësisë speciale, automjete të blinduara, janë të vendosur në veri. Sigurisht, kryetarët komunal të zgjedhur janë zjgehdur në mënyrë të ligjshme, dejure, siç e thash edhe dje, por kjo nuk nën kupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në këto objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë me forcë. Askush nuk mund të qeverisë me 1 apo 2% të votave, dhe situata nuk është as e qëndrueshme”, ka deklaruar ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit