Von der Leyen: Simpatia për terroristët nuk ka vend në Evropë

Mos i humb

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka kritikuar veprimet antisemite në Evropë.

Duke komentuar manifestimet dhe postimet në rrjetet e mediave sociale, Von der Leyen i tha gazetës gjermane ”Bild” në komentet e botuara të hënën se “të brohorasësh për terrorizmin, antisemitizmin ose dhunën kundër pakicave është një veprim i ulët dhe nuk ka vend në Evropë”.

Presidentja e Komisionit të BE-së theksoi se “shoqëritë tona të hapura demokratike janë forca e madhe e Evropës”.

”Megjithatë, hapja na bën gjithashtu të pambrojtur”, shtoi ajo.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë urrejtjen kundër atyre që mendojnë ndryshe, qoftë në rrjetet sociale apo në rrugët tona”, tha Von der Leyen.

Ka pasur demonstrata të mëdha pro palestineze në disa kryeqytete evropiane në fundjavë, mes kritikave në rritje për bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit