E renditura e dyta në listën e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku, ka votuar së bashku me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët e tyre në një nga qendrat e votimit në Tiranë.
Në një mesazh në rrjetet sociale Tabaku thotë se së bashku me bashkëshortin votuan për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Bashkë me Saimirin votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin!”, shkruan ajo duke ftuar qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike.



