Vranë pronarin e marketit, kthesa e hetimeve, autori: Nuk shkuam për grabitje, na paguan

Mos i humb

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e pronarit të minimarketit Agim Buci në Kamëz në vitin 2018. Burime bëjnë me dije se në seancën e mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë njëri nga autorët përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke ngritur një tjetër pistë hetimi atë të vrasjes me pagesë.

Kurti ka deklaruar para gjykatës se nuk kishin shkuar për të grabitur në marketin e Agim Bucit por ishin paguar për ta vrarë atë nga Albert Zaja. Kurti është shprehur se nuk kishte folur më herët për këtë fakt pasi i trembej një hakmarrje të mundshme të Zajës.

Tashmë që ky i fundit është vënë në pranga për një ngjarje tjetër ku rezulton i përfshirë, Kurti ka thënë se është ndjerë më i lehtësuar duke qenë se ai ndodhet pas hekurave dhe nuk përbën rrezik për të.

Në këto rrethana Gjykata e Apelit i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nëse ka regjistruar ndonjë procedim penal në lidhje me Albert Zajën.

Vendimi i gjykatës me gjasë do të prishet në mënyrë që çështja të kthehet për rihetim dhe rigjykim duke pasur parasysh rrethanat e reja.

Si u vra Agim Buci

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 Prillit të vitit 2018 kur persona të armatosur u futën në biznesin e Bucit në rrugën OSBE në Kamëz duke qëlluar në drejtim të tij. Plumbat kapën edhe të shoqen e cila mbeti e plagosur ndërsa Buci nuk mundi t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.

Dy ditë më vonë policia bëri të mundur arrestimin e du autorëve Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoxha të cilët u akuzuan për vrasje gjatë grabitjes në biznesin e viktimës.

Policia kishte rënë në gjurmët e tyre vetëm 20 minuta pasi ndodhi krimi në zonën e Kamzës.

Por prova më e fortë u sigurua falë përgjimit të një bisede telefonike, ku Vladimir Kurti i kërkon bashkëpunëtorit të tij që të fshehë provat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit