Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Florian Lamçes, krim për të cilin akuzohet dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sedini, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari. Këtë të fundit ishin shok fëmijërie me viktimën.
Ndërkaq të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe dy të tjerë.
Mehmet Muça sipas prokurorisë akuzohet për fshehjen e dy pistoletave ndërsa Amadeus Lamçe, akuzohet se ka furnizuar lokalin me kokainë dhe ka qënë dëshmitar në vrasjen e ndodhur, fakt të cilin e ka fshehur për hetuesit.
Të dy akuzohen për veprat penale: “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë”.
Vrasja e Florian Lamçes ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 30 korrik të vitit 2020, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën.
Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, e kanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdekur.


