“Vrasësi i të moshuarave”/ Tmerroi rrugët e Riminit, vdes në qeli shqiptari i dënuar

Mos i humb

Eder Marila, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Bolonjës në 2013-ën u gjet i pajetë në burgun e Padovas.

Shqiptari ishte dënuar për përplasjen e qëllimshme me makinë të 5 grave të ndryshme, duke vrarë njërën prej tyre. Ngjarja në fjalë ndodhi më 24 Shtator të 2006.

Nga të dhënat e para, shqiptari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke thithur gazin e një bombole që shërbente për gatim. Por nëna e tij, mësohet se nuk e beson tezën e vetëvrasjes dhe nëpërmjet avokatit të saj ka kërkuar që autopsia të bëhet nga një palë e tretë gjatë ditëve në vijim.

Eder Marila ishte cilësuar si “vrasësi i të moshuarave”. Ndër vite ai kishte zhvilluar disa beteja ligjore duke iu drejtuar 3 herë Gjykatës së Lartë. Megjithatë në të treja rastet kjo e fundit kishte lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm.

Në 2006-ën, shqiptari tmerroi rrugët e Riminit duke përplasur me makinë 5 gra. Njëra prej tyre, 89-vjeçarja Ester Meluçi vdiq më 14 Tetor të 2006 për shkak të plagëve të rënda. Marila u arrestua në 2010-n.

Ai ishte përpjekur gjithashtu të arratisej nga burgu në 2017-n, kur nuk ishte kthyer pas daljes me leje. Megjithatë arratia e tij zgjati pak dhe ai u arrestua në portin e Olbia, teksa po tentonte të hipte në traget.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit