“Ku është paketa e tretë?”, Basha: Viktimat e pandemisë, për shkak të kaosit që mbizotëron në spitalet tona

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, tha se kryeministri Edi Rama, përkundër asaj që ka premtuar, nuk e dha paketën e tretë, që e kishte premtuar.

Basha u shpreh se viktimat e pandemisë shënohen për shkak të kaosit që mbizotëron në spitalet tona.

“Varfëria po thellohet kudo në Shqipëri. Edi Rama, ku e ke paketën e tretë? Ku ësnhtë Covid3 dhe Covid4 me maska e pajisje dhe mjekë. Nuk është sfond, që shkon për 15 minuta. ku është bonusi për mjekët? Shëndetësia në kolaps. Duhet të inv3estoheshin para në shëndetësi dhe jo në koncesione.

Ka rikonstruktuar 3 herë zyrën. Luks pas luksi e nuk heq dorë, edhe pse nuk do jetë aty. Njerëzit kanë humbur vendet e punës e Rama nuk përgjigjet për to. Viktimat që humbin jetën në këtë pandemi, për shkak të kaosit të spitaleve kanë një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, sepse paratë janë këtu, por kryeministri i shpenzon për zyrën e tij”, u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit