Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, kërkojnë heqjen e kujdestarisë së të atit për vajzën e mitur

Mos i humb

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së dyshes dhe t’ia heqin atë babait të vajzës, Eltonit.

Kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier.

Eltoni, ishte dircuar nga Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kërcënimin e armës atë dhe familjarët e saj.

Ditën që ndodhi ngjarja, referuar dhe dëshmisë së prindërve të vajzës, Sabrina, sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë.

Në këtë moment, Eltoni futet në shtëpi i revoltuar, nxjerr armën dhe godet pas shpine ish-bashkëshorten.

Në gjykatë, ku dhe iu dha masa e sigurisë arrest me burg, Eltoni deklaroi se me Sabrinën duhej dhe se sipas tij, bashkimi i tyre nuk ndodhte për shkak të babit të vajzës, Partizanit, që e kërcënonte sistematikisht.

Sipas Eltonit ishin pikërisht këto kërcënime që e dërguan deri në kryerjen e aktit ekstrem.

Sakaq, babai i Sabrinës, Partizani deklaroi si fajtor për vrasjen, ish-dhëndrin Eltonin dhe nënën e tij, që sipas Partizanit kishte dijeni për të gjitha problemet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit