Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë- Krimi ndodhi në makinën e kushërirës, ku po heton policia

Mos i humb

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me Xhuljano Bullarin, 25-vjeçarin që u gjet i pajetë para 3 ditëve në Babicë të Vlorës. I riu u gjet i vrarë në automjetin “Fiat Punto” që i përket kushërirës së tij. Ai e merrte shpesh automjetin e saj për të udhëtuar. Në momentin e verifikimit, policia ka kontaktuar me vajzën që kishte në pronësi automjetin.

Ajo më pas ka njoftuar dhe familjarët se në makinën e saj është gjetur i pajetë një i ri pa mjet identifikimi. Kur prindërit e të riut shkuan në Vlorë, e ëma e identifikoi në morg.

Deri më tani për vrasjen e Xhuljano Bullarit nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar. Grupi hetimor nuk ka mundur të zbulojë asnjë të dhënë që ta orientojë drejt personit që mund ta ketë qëlluar edhe pse në pyetje janë marrë disa persona. Ndërsa pistat e hetimit mbeten, vrasje për motive të dobëta dhe përfshirje në trafikim të narkotikëve.

Policia dyshon se ai është vrarë nga ndonjë i njohur, që do ketë qenë në makinë me të. 25 vjeçari me origjinë nga Elbasani por banues në Tiranë u qëllua me tre plumba pistolete, por vetëm një e kapi në kokë.

Bullari kishte dalë nga burgu pak muaj më parë. Ishte arrestuar në vitin 2018 në Fier për akuzën “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit