Vrasja e Can Kariçit, shoqërohen në polici 15 persona

Mos i humb

TIRANE– Më shumë se 15 persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me atentatin ndaj Can Kariçit në Kodër Kamëz.

Shumica e të shoqëruarve janë familjarë e miq të viktimës, apo edhe dëshmitarë okularë në momentin e ekzekutimit.

Por, pavarësisht numrit të të shoqëruarve grupi hetimor nuk ka marrë asnjë të dhënë për motivet apo të krijojë një identitet të autorëve

Can Kariçi u gjet brenda makinës së tij i plagosur, më 23 dhjetor rreth orës 20:00. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Zona ku ndodhi krimi është e rrethuar nga policia e cila është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka një pistë mbi ngjarjen.

Nisur nga e kaluara e viktimës  që rezultojnë me precedent kriminal, hetuesit kanë dyshime se shkak është bërë përplasja mes bandave kriminale. Gjithashtu sipas informacioneve të siguruara mësohet se po hetohet në të njëjtën linjë edhe me vrasjen e dyfishtë të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në muajin nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit