Vrasja e ish-kryepolicit Çuku, shtyhet seanca e gjyqit

Mos i humb

Është shtyrë seanca e parë për Bledar Jambellin dhe Shpëtim Lecin, të pandehur për porositjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Çuku, pasi nga seanca paraprake rezultoi se drejtoria e Policisë Berat e Fier nuk kanë kryer njoftim e tyre për seancën gjyqësore.

Sipas gjykatës këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë njoftuar apo s’i kanë gjetur këta persona në kërkim.

Gjykata vendosi t’i drejtohet me ankesë kreut të policisë, Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga policia Berat e Fier për të kërkuarit.

Seanca e radhës bëhet e ditur se do të zhvillohet më 25 shtator. Ndërkohë me një shkrese kthim-përgjigje policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit