Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Tiranës hedh shortin për gjyqtarin e dosjes, ja kur mbahet seanca paraprake

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin ëp dosjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Raportohet se gjyqtar i dosjes është caktuar Bedri Qorri, kurse seanca e parë mbahet më 26 mars, në orën 10:00.

Gjykata tashmë do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën ose jo të Prokurorsië për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që mbi Nevaldo Hajdarajn rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Klodian Rasha u vra mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, pasi kishte thyer orën policore ndërsa efektivi Nevaldo Hajdaraj e ndoqi dhe e qëlloi me pistoletë.

Vrasja e tij shkaktoi më pas një valë protestash nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që pas vrasjes dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit