Vrasja e Marsel Osmanit në 2016 në Korçë, arrestohet pas 5 vitesh bashkëpuntori i pronarit të lokalit dhe truprojës

Mos i humb

Policia e Korçës ka arrestuar pas 5 vitesh, Angel Miçanin si bashkëpuntor në vrasjen e Marsel Osmanit në 2016 në një lokal me muzikë tallava.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 29 gusht 2016, kur në lokal pronari Olsi Zyberi bashkë me truprojën Llazar Dine kanë rrahur me sende të forta Osmanin, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ishte tronditëse pasi viktimës jo vetëm e rrahën me shkop, por e gjuajtën dhe me thikë mbrapa kokës si dhe e lidhën me makinë duke e tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal. Dyshohet se sherri nisi për një femër.

Lokali ndodhet në aksin Korçë-Bilisht, afër fshatit Dishnicë. Angel Miçani rezulton të ketë qenë bashkëpuntor i dy autorëve në vrasje.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Shkon në 3 numri i të ndaluarve, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23-vjeçar.

Ndalohet bashkëpunëtori i tretë i kësaj ngjarjeje, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin M. O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit