Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Prokuroria rindërton gjithë skenën e krimit…

Mos i humb

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, hetuesit janë kthyer sërish në vendin e krimit duke rindërtuar edhe njëherë ngjarjen që shkaktoi vdekjen e një personi.

Bashkë me prokurorin e çështjes, Ridvan Suka dhe grupin hetimor, në vendin e ngjarjes efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota, e cila u plagos me një plumb tregon ngjarjen për grupin hetimor.

Nga dita e parë e ngjarjes e deri më sot, në burg ndodhet vetëm ish-efektivi i repartit RENEA, Arbër Paplekaj, akuza ndaj të cilit është provuar se ka qëlluar për vdekje në dretim të Pjerin Xhuvanit dhe dhëndrit të tij, Eltjon Bodinaku.

Pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj është personi i veshur me bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe në brez mban një çantë Marsup, nga e cila nxjerr dhe armën e zjarrit.

Ai qëllon në këndin e drejtimit, duke pasur përballë Pjerin Xhuvanin si dhe punonjësen e policisë, e cila qëndron prapa një furgoni të forcave të rendit.

Si pasojë e të shtënave nga 3 armë të ndryshme, në zonë është krijuar panik. Madje dhe dy zv/drejtorët e policisë që kishin shkuar për të normaliziuar situatën së bashku me një grup të “Shqiponjave” nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për parandalimin e ngjarjes.

Dy zv/drejtorat e policisë, shihen në pamjet filmike që fshihen pas dyerve të makinave të tyre “Range-Rover” dhe nuk bëjnë asgjë për të arrestuar personat që po qëllonin.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, pasi rreth orës 14:00, ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”.

Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve, deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë, përkatësisht Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënuar rastin më të rëndë të zgjedhjeve të kaluara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit