Vrasja e të riut në Peqin, policia dyshon se ngjarja nuk ka ndodhur për hakmarrje

Mos i humb

PEQIN– Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Albi Bashaliut, në fshtin Gjocaj të Peqinit. Teka fillimisht u raportua se ngjarja kishte motive hakmarrjeje, për shkak të një vrasje që ka kryer vëllai i tij, grupi hetimor është përqëndruar në një pistë tjetër.

Burime kanë bërë me dije se shkak për vrasjen e të riut të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.

Viktima ishte kërcënuar nga persona të paidentifikuar në fshatin ku dhe u ekzekutua, pasi dyshohet se një ngarkesë lënde narkotike e kapur në kufi me Greqinë të jetë dhe shkaku kryesor i vrasjes së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 27 dhjetorit në fshatin Gjocaj të Peqinit në momentin që Albi Bashaliu ishte ne lokal. Sipas dëshmive dikush e thirri në emër nga jashtë, doli dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë. Viktima është qëlluar me një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit