Vrasja e teknikut të kondicionierëve, gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi

Mos i humb

Gjykata ka dhënë vendimin për vëllezërit Kusi, të akuzuar për vrasjen e teknikut 26-vjeçar të kondicionerëve Indrit Çela.

Mësohet se Griseldo Kusi qe ka qelluar me arme ndaj viktimes është dënuar me 12 vite burg, ndërsa vëllai i tij Albano Kusi me 2 vite burg, pasi cilesohet i bashkepunëtorë ne vrasje.

Indrit Çela, 26 vjeç u vra mëngjesin e 22 gushtit pasi u qëllua me një plumb në kokë. I punësuar si teknik kondicioneri, bashkë me shokun e tij, Lorenc Veliaj, Çela kryente punën e tij si teknik, tek biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit.

Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelën me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit