Vrasje, prostitucion, vjedhje e trafik droge/ OFL iu çon formularët 4 “të fortëve” në Durrës dhe 1 korçari

Mos i humb

Pure Patatesh me Djathë dhe Mish të Pjekur Në Furrë – Shije e Veçantë

Të provosh shije të reja është pa dyshim gjithnjë një kënaqësi e veçantë. Recetat e puresë së patateve janë...

Miratohet rezoluta për antisemitizmin, Ruçi: Shqipëria shërbeu si atdhe rezervë për hebrenjtë!

Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”,...

Ndërtimi i aksit Orikum-Dukat dhe termocentrali i Vlorës, çfarë thotë ministrja Balluku për dy projektet: Shumë shpejt…

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se së shpejti nis zbatimi në...

Remdesiviri jep efekte kundër Coronës, por nuk është magjik

Ilaçi Remdesivir ul disi numrin e vdekjeve dhe kohëzgjatjen e sëmundjes pas infektimit me Corona, por nuk është ai ilaçi magjik, siç...

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, ndërsa kësaj radhe ka shkuar në Durrës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve: Nek (Skënder) Driza, Arjan Kapo, Arben Plaku, Eduart Myftari si dhe një tjetri në Korçë, shtetasit Kastriot Maksuti.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. (S.) D., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

A. P., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

E. M., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zanafilla e Shumë Sëmundjeve Nis Nga Stomaku – Çfarë Duhet Të Bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të ketë një performancë kulmore teorike prej mbi 550 petaflops. HPE ka njoftuar se i është...

Biden premton vaksinim falas kundër COVID-19

Kandidati demokrat që garon për president të SHBA-së, Joe Biden premtoi se vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëhet falas...

Rritet në 22 numri i viktimave nga shembja e kishës në Gana

Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe në rajonin lindor të Ganës.

Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821.