Vrasje, trafik droge e pastrim parash, OFL iu çon formularët 4 të dënuarve nga Elbasani dhe 1 nga Berati

Mos i humb

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 iu ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për krime të rënda, 4 nga Elbasani dhe 1 nga Tirana.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Elis Bahushi,, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

– Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

– Met Bozi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit