Vrau 18 persona dhe plagosi 13 të tjerë, vijojnë kërkimet

Mos i humb

Gjuetia për të kapur një ish-reservist të ushtrisë amerikane i dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në një sulm masiv në Maine ka hyrë në ditën e dytë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Robert Card është i armatosur dhe i rrezikshëm dhe u ka kërkuar njerëzve të strehohen brenda shtëpive të tyre. Policia u mblodh në një shtëpi në Boëdoin, rreth 20 minuta me makinë nga Leëiston ku të shtënat ndodhën një natë më parë duke ekzekutuar disa urdhra kontrolli.

Në vendngjarje u dëgjuan goditje të forta dhe policia i kërkoi të dorëzohej, por kërkimi ishte pa sukses.

Të shtënat filluan në një rrugicë në qytetin e vogël të Leëiston ku si fillim një grua dhe gjashtë burra u vranë. Brenda rreth 10 minutash, u raportuan të shtëna me armë zjarri në një restorant aty pranë, Schemengees Bar & Grille, ku tetë burra të tjerë u qëlluan për vdekje. Gjashtëmbëdhjetë persona të plagosur u transferuan fillimisht në spitalet lokale, tre prej të cilëve humbën jetën më vonë.

Shkollat ​​si dhe shumica e bizneseve lokale janë mbyllur dhe shumë do të mbeten të tillë derisa autori të kapet. Dëshmitarët shprehen se 44-vjeçari Goddard ishte i apasionuar pas armëve.

“Është fqinji im. E dini, dua të them, është çmenduri. Unë kam një fqinj që ka bërë diçka vërtet të tmerrshme. Kështu që, ju e dini, patjetër që do të duhet shumë kohë për ta gjetur pasi ka humbur gjurmët. Asgjë nuk do të jetë njësoj. Ndihem shumë keq për babanë e tij. Çfarë do të kalojë ai, pjesa tjetër e familjes së tij. E dini, nuk është faji i tyre, por do të bjerë mbi ta.”

Policia e Shtetit të Maine ka bërë të ditur se i dyshuari kohët e fundit kishte raportuar probleme të shëndetit mendor. Ai thuhet se ishte pranuar në një institucion trajtimi të shëndetit mendor gjatë verës, pasi kishte shfaqur probleme me sjelljen gjatë stërvitjes në Akademinë Ushtarake të SHBA.

FBI dhe agjencitë e tjera federale të zbatimit të ligjit në SHBA po ndihmojnë policinë lokale. Shtetet fqinje po sigurojnë gjithashtu burime dhe mbeten vigjilentë, pasi i dyshuari mund të ketë dalë drejt vendeve të tjera. Zyrtarët kanadezë të kufirit janë paralajmëruar gjithashtu të jenë në gatishmëri për të dyshuarin. Maine ka shkallën më të ulët të vrasjeve nga çdo shtet në SHBA.

Presidenti Joe Biden urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesat e tjera federale të ulen në gjysmështizë si shenjë respekti për ata që humbën jetën. Ai u bëri thirrje gjithashtu ligjvënësve republikanë në Kongres që të miratojnë legjislacionin për sigurinë e armëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit