Vrau fqinjën dhe e hodhi në kanal, burg pa afat për 58-vjeçarin

Mos i humb

Fetah Marra, 58-vjeçari i cili një ditë më parë mbyti dhe hodhi në kanal fqinjën e tij Fatime Suli me të cilën kishte edhe lidhje krushqie, është lënë në burg pa afat nga togat e zeza.

Para gjykatës, Marra ka pranuar krimin duke deklaruar se është penduar ndërsa shtoi se gruaja ka qenë gjysmë e zhveshur për shkak se tutat i janë hequr në momentin kur e ka tërhequr zvarrë.

“Ishte për një borxh të vogël që i kishte viktima. Shpalli pendesë në sallën e gjyqit. Për atë pretendoi se duke e tërhequr zvarrë i kanë rënë edhe tutat, kështu është shprehur para gjykatës”, ka deklaruar për mediat avokati Idriz Kazazi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit