Vrau shokun në lokal, dënohet me 18 vite burg dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Mos i humb

Me 18 vite burg e ka dënuar Gjykata e Elbasanit, S Sanxhaktarin dhe shokun e tij A Hajdarin, për vrasjen e F Lamçes, në 2020 në Elbasan.

Sanxhaktarin dhe Hajdari akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Ndaj tyre u dhanë 18 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaje dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

Për A Lamcjan i akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore , u dhanë 5 vjet burgim.

Për M Muçën i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.

Mëngjesin e 30 korrikut të 2020 të dyshuarit vranë sende të forta shokun e tyre F Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë bashkë në një lokal.

Dy autorët e dyshuar ishin miq me viktimën, ndërsa ditën e vrasjes kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti.

Nën efektin e pijeve alkoolike zënka ka marrë përmasa tragjike.

Pasi e kanë goditur, e kanë dërguar në spitalin e Elbasanit por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçja ka ndërruar jetë.

S Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ndërsa ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit