Vrau vajzën e saj 9-muajshe, lirohet 46-vjeçarja nga Korça, avokati: Vuan nga çrregullimi bipolar psikotik

Mos i humb

Një ditë pas arrestimit të saj për vrasjen e vajzës së saj 9 -muajshe, është liruar Irena Kostaki (Zeria).

Raportohet se gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua ditën e premte për vlerësimin e masës së sigurisë, u vlerësua gjendjen e rënduar shëndetësore e Zerias, duke e lënë atë në ‘arrest shtëpie’.

Sipas avokatit të saj, 46-vjeçarja është e kartelizuar dhe vuan prej 2 dekadash nga çregullimi bipolar kjo është arsyeja që u lehtësua masa dhe u vendos masa ‘arrest shtëpie’, deri në momentin që do njihet vendimi i gjykatës greke.

Kjo shtetase në vitin 1995 ka vrarë duke mbytur me duar foshnjën e saj 9-muajshe, ndërsa është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Në këtë qendër vendosen të gjithë ata persona që kanë kryer vepra penale dhe që kanë probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Ndërkohë burime bëjnë të ditur se Irena Zeria është arratisur në rrethana të paqarta.

Në vitin 2005 gjykata e Lamias, ka dhënë vendimin e dënimit të saj, në mungesë të Irena Zeria, duke e dënuar me 20 vite burg.

Pasi gjykata e Lamias dha vendimin e formës së prerë që e dënoi me 20 vite burg shteti grek i dërgon kërkesë ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe i kërkon ekstradimin e saj.
Shteti shqiptar e ka refuzuar kërkesën e ministrisë së Drejtësisë së shtetit Grek, pasi e dënuara nuk është pyetur nëse ka dëshirë apo jo të ekstradohet por ka pranuar kërkesën tjetër, atë të njohjes së dënimit të 46-vjeçares më 20 vite burg.

Derisa të përfundojë procesi për njohjen e vendimit të gjykatës, pritet që gjykata e Korçës të nisë procesin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit