Vrima e zezë antike në univers

Mos i humb

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon një vrimë të zezë shumë antike. Konsiderohet si nder me të mëdhatë supermasive inaktive të vrojtuara deri më sot në universin e hershëm.

Studimi është kryer nga një grup ndërkombëtar të udhëhequr nga Universiteti Cambridge.

Konsiderohet si një ndër objektet më antike, pasi mendohet se është krijuar rreth 800 milionë vite pas shpërthimit të madh, Big Bang dhe ka një masë 400 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit.

Gjithashtu ka një tjetër veçori, raporti me galaktikën ku ndodhet, pasi masa e saj përbën 40% të masës totale, që e bën ta ketë rreth një mijë herë më të lartë se gjithë vrimat e zeza të vrojtuara në univers të afërt.

Deri më sot vrimat e zeza inaktive ishin te padukshme dhe dihej shumë pak për to, por falë teleskopit hapësinor James Webb po hidhet dritë mbi një tjetër element të rëndësishëm të kozmosit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit