Vrima e zezë, përforcon teorinë e Relativitetit

Mos i humb

Një foto e re e vrimes së zezë M87 konfirmon teorinë e Relativiteti të Albert Einstein. Bëhet fjalë për të njëjtën që në vitin 2017 ishte e para e fotografuar nga njeriu, por e publikuar në 2019.

Sipas grupit të astrofizikantëve që i kanë analizuar me imtësi këto shkrepje, imazhi i ri është pothuajse njësoj me tjetrin, përtej një varieteti ndiriçimi, e ky stabilitet është një konfirmim i teorisë së formuluar nga fizikanti Eintein.

M87 gjendet 55 mln vite dritë larg nga Toka dhe është në zemër të galaktikës gjigande Messier 87.

Në imazh, shihet qartë një unazë e ndritshme që në qendër ka një gropë, e ashtuquajtura Hije e Vrimës së Zezë, e parashikuar nga teoria e Relativiteti, ndërsa e vetmja diferencë në foton e re qëndron në spostimin e maximumit të shkëlqimit të pjesës unazore.

Por kjo gjë është tregues i variabilitetit të materialit përreth vrimave të zeza, dhe konform teorive aktuale.

Pra, thellësia e errët eshte hija e vrimës se zezë, dhe pjesa unazore është materiali që orbiton rreth saj.

Puna kërkimore, frut i bashkëpunimit të disa instituteve ndërkombëtare të astofizikës e fizikës nukleare, është publikuar në revistën shkencore Astronomy & Astrophysics.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit