Vritet me armë zjarri polici në Fier

Mos i humb

Një efektiv policie mbeti i vrarë me armë zjarri këtë hënë në Fier.

Ngjarja e rëndë rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz.

Sipas gazetares Anila Sefa, viktimë nga të shtënat ka mbetur efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia, rreth 28-vjeç. Sipas policisë, efektivi u qëllua për vdekje nga një person me iniciale A.M, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.

Efektivi mësohet se ishte jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Sa i përket motiveve të kësaj vrasjeje, ato momentalisht nuk dihen. Dyshimet e para janë se gjithçka ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit