Vuçiç: Albin Kurti përpiqet të viktimizohet.

Mos i humb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se “kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë” është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike me të cilat Kurti po përpiqet të paraqitet si viktimë.

Vuçiç tha se Serbia ka kufijtë e saj, të përcaktuara me të drejtën ndërkombëtare.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Kurtit për të përditshmen vjeneze “Presse”, Vuçiç tha se nuk e dinte që Kosova është anëtarësuar në NATO.

“Serbia i ka kufijtë e saj, as kufijtë e Rusisë dhe as të NATO-s, por të sajin, të vendosur me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Pra – thuaj çfarë të duash dhe si të duash, përpiqu të na vendosësh diku që nuk jemi dhe vendose veten aty ku nuk je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenarë, Serbinë. Dhe, kufijtë nuk i përcaktoni ju, por e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se ky është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike në të cilat Kurti përpiqet të paraqitet si viktimë, apo Zelenski i ri, dhe liderin serb si një Putin të vogël.

“Nuk jam i merakosur, kam gati një vit që dëgjoj budallallëqe sa të duash. Është detyra ime ta udhëheq Serbinë, si një vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po e bëjmë këtë”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse pas bisedës me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Schole, ai është më optimist apo më pak pesimist për presionin ndaj Serbisë, Vuçiç tha se ai është një njeri realist dhe jo optimist.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit