Vuçiç: Autostrada Nish-Prishtinë krijon lidhje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Mos i humb

 

 

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç gjatë takimit me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk në Beograd ka folur edhe mbi projektet e infrastrukturës.

Vuçiq ka thënë se është diskutuar për autostradën Nish-Prishtinë e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin.

Sipas tij, lidhja e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë.

Ai ka treguar që projekti i financuar nga Serbia është 77 kilometra i gjatë dhe kushton rreth 350 milionë euro.

Sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se Serbia mund të pranojë çdo kompromis por jo poshtërimin e saj.

“Ne duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos e kenë të njëjtin problem që e kemi ne sot”, është shprehur Vuçiq.l.n

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit