Vuçiç dhe Rivlin në Beograd, historia nuk guxon të harrohet

Mos i humb

 

 Historia nuk duhet harruar, as viktimat hebreje dhe ato serbe gjatë Luftës së Dytë Botërore, shprehën sot në Beograd mendimin e përbashkët të dy presidententët, ai izraelit, Reuven Rivlin dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti izraelit në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij serb, tha se të dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta, se të dyja janë përballur, por se ende janë duke luftuar për të mbrojtur pavarësinë e tyre.

“Marrëdhëniet midis popullit hebre dhe popullit serb janë duke u përballur me të kaluarën, por historia nuk duhet të harrohet. Ne si pjesëtarë të popullit hebre që vuajtën gjatë Holokaustit, jemi të vetëdishëm për vuajtjet e popullit serb. Shpresojmë se në të ardhmen do të shohim një vend ku do të nderohen viktimat e Luftës së Dytë Botërore, ku gjeneratat e reja do të mësojnë për vuajtjet e popullit hebre dhe atij serb”, tha ai.

Rivlin shprehu shpresë se vizita e tij e sotme do të ndihmojë në intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve.

“Komuniteti hebraik në Serbi është një urë shumë e rëndësishme midis dy kombeve”, tha ai.

Ai falënderoi Vuçiçin se Serbia miratoi Ligjin mbi Kthimin e Pronës së Viktimave të Holokaustit, duke theksuar se kjo duhet të jetë një model për vendet e tjera.

“Jam krenar që jam presidenti i parë i Izraelit që ka vizituar Serbinë dhe me të vërtetë do të jem i nderuar që presidenti i Serbisë Vuçiç të vij në Kuds”, tha ai.

Sipas tij, Izraeli sot është një ekonomi e fortë.

“Ne jemi krenar për numrin e madh të investimeve izraelite në Serbi, është detyra jonë dhe dëshira që të jemi partnerë të atyre që duan të ecin përpara”, tha presidenti izraelit.

Ndërkaq, presidenti serb theksoi se është shumë mirënjohës që Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, kështu që Serbia gjithmonë do të kultivojë marrëdhënie miqësore me shtetin e Izraelit dhe popullin hebre.

“Pres përmirësimin e marrëdhënieve nëpërmjet marrëdhënieve ekonomike, nëpërmjet shkëmbimit tregtar”, tha ai, duke shprehur shpresë se më shumë turistë nga Izraeli do të vijnë në Serbi, si dhe një numër më i madh turistësh serb do të shkojnë në Izrael.

Presidenti serb gjithashtu tha se është rënë dakord që të krijohet një Komitet i Përzier Bashkëpunimi, i cili pritet të krijojë një ambient biznesi edhe më të sigurt në të dy anët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit