Vuçiç e mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare. Mbledhja është caktuar për nesër, bëjnë të ditur mediet serbe.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj mbledhjeje, por sigurisht ka të bëjë me zhvillimet e sotme në veri.

Ndërkohë, Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë Marko Gjuriqin, shkruajnë mediet serbe.

Autoritetet e Kosovës ia refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit shefit të zyrës për Kosovës, Marko Gjuriq dhe sipas medieve serbe edhe një zyrtari tjetër të Presidencës së Serbisë, Nikola Selakoviq.

Ata planifikonin të shkonin drejt Mitrovicës të hënën, ku sipas medieve serbe planifikonin të merrnin pjesë në diskutimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

Të premten, Marko Gjuriq kishte thënë se “shqiptarët nuk mund të më ndalin t’i drejtohem popullit tim”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit