Vuçiç: Filluan bisedimet e vështira në Bruksel

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçakun.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiç, nga ora 9:00. Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiç në muajin Shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit