Vuçiç hyn në Kosovë!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sapo ka kaluar pikën kufitare në Bërnjak dhe është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur medium serb “insajder”, të cilët janë duke përcjellur për nga afër vizitën e Vuçiç në Republikën e Kosovës.

Vuçiç do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Aleksandar Vuçiç është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur.

Vuçiç vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.

Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova.

Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit