Vuçiç i ankohet kancelares Merkel për taksën e importit të vënë nga Kosova

Mos i humb

Kancelaren gjermane, Angela Merkel është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb ka shfrytëzuar rastin që t’i ankohet kancelares gjermane për taksën që i ka vu Kosova prodhimeve serbe. Temë kryesore e këtij takimi ishte edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas mediave serbe, Vuçiç në këtë takim nuk e ka lënë pa përmendur edhe lëvizjen e fundit të Prishtinës zyrtare në lidhje me vendosjen e taksës shtesë për importin e mallrave serbe.

Presidenti serb, citohet ti ketë thënë kancelares gjermane se një veprim i tillë sipas tij përbën shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Merkel në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimin e saj se dëshiron të ndihmojë për paqe në rajonin e Ballkanit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit