Presidenti Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandar Vuçiç nuk po qëndrojnë afër në ceremoninë që është duke u zhvilluar në pallatin Elise në Paris, me rastin e përkujtimit të fundit të Luftës së Parë Botërore.
Në njërën anë, vërehet se presidenti Thaçi po qëndron në rresht të dytë, menjëherë pas Donalt Trump, Vladimir Putinit e Emanuel Macronit.
E në anën tjetër të liderëve, përballë tyre është presidenti serb, Vuçiç.
Nuk dihet nëse Thaçi e Vuçiç do të takohen për të diskutuar, ndonëse ata para dy ditësh u panë në Bruksel për të biesduar rreth dialogut.
Në Paris sot janë mbledhur rreth 70 krerë shtetërorë nga e gjitha bota.
Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete.
Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Europës, duke bërë që të bie perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.
Hashim Thaçi
Aleksandër Vuçiç