Vuçiç i gëzohet letrës që mori nga Putini, ja për çfarë bëhet fjalë!

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka pranuar një letër urimi nga ambasadori i Federatës Ruse, Aleksander Çepurin, dërguar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, para ditës së Pavarësisë së Serbisë në të cilën shprehë urime për këtë ditë të shënuar dhe premton bashkëpunim në realizimin e agjendës së përbashkët ndërkombëtare.

Putin përmes letrës gjithashtu ka falënderuar presidentin Vuçiç, për pritjen e ngrohtë që i është bërë gjatë vizitës në Serbi.

Në letrën e Putinit dërguar Vuçiçit, ndër të tjera shkruan se Rusia vlerëson lartë marrëdhëniet  strategjike me Serbinë dhe do të vazhdojë bashkëpunimi me dinamikë të shtuar në realizimin e objektivave në fusha të ndryshme, shkruan veçernje novosti.

“Dua që edhe njëherë t’ju falënderoj për pritjen e ngrohtë ndaj meje dhe delegacionit rus në Beograd. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombëtare. Sinqerisht ju uroj shëndet e suksese, kurse popullit vëlla serbë – mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në letrën e Putinit.

Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Vuçiç i është falënderuar Putinit për urimet e tij, kurse gjatë takimit me ambasadorin Çepurin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit dhe marrëveshjeve të ardhshme bashkëpunimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit